Tre dronë janë parë sonte mbi centralin bërthamor Doel në Belgjikë, njoftoi një zëdhënës i kompanisë energjetike Engie. Sipas tij, operacionet e centralit nuk janë prekur, ndërsa autoritetet janë informuar menjëherë për incidentin.
Të dielën pasdite, aeroporti i Liezhit u detyrua të pezullonte përkohësisht fluturimet për shkak të pranisë së një droni – incident që është i përsëritur shpesh herë në Belgjikë gjatë ditëve të fundit.
Javën e kaluar, Ministria Gjermane e Mbrojtjes bëri të ditur se Bundeswehr po ofron mbështetje për Belgjikën në mbrojtjen kundër dronëve, pas një kërkese zyrtare nga autoritetet belge./ K.M
