Selena Gomez mund të jetë një nga yjet më të famshme të Hollywood-it, por kur vjen puna te ushqimi, ajo ka shije krejt të zakonshme. Bashkëshorti i saj, Benny Blanco, ka zbuluar disa detaje surprizuese për shijet dhe zakonet e ushqimit të këngëtares gjatë një bisede me Gwyneth Paltrow në një event privat të Goop Podcast.
Sipas Benny-t, Selena “ha si një fëmijë pesëvjeçar”, duke preferuar ushqime që zakonisht konsiderohen jo shumë të shëndetshme. Producenti tregoi se këngëtarja është adhuruese e burgerëve dhe patateve të skuqura, madje një mëngjes ai e gjeti duke ngrënë ushqim nga Jack in the Box që në orën 6:45 të mëngjesit.
“Selena nuk i pëlqen shumë frutat apo perimet,” u shpreh Benny me humor, duke shtuar se i vetmi ushqim “i shëndetshëm” që ajo konsumon me qejf janë sallatat e Goop (restorant online) por me një kusht: ajo ha vetëm pjesën sipër sallatës dhe lë pjesën tjetër për të.
Pas rrëfimit, Gwyneth Paltrow reagoi duke bërë shaka me publikun: “Kjo NUK është e aprovuar nga Goop!”
Megjithatë, çifti vazhdon të tregojë publikisht dashurinë dhe mbështetjen për njëri-tjetrin. Së fundmi, Selena i dedikoi Benny-t një postim romantik në Instagram, ku shkroi: “Bie në dashuri me ty çdo ditë e më shumë.”
Ndërkohë, Benny u bë viral edhe për një moment komik gjatë podcast-it të tij “Friends Keep Secrets”, kur fansat vunë re papastërti në shputat e këmbëve të tij. Ai reagoi më vonë me humor gjatë një interviste në “Jimmy Kimmel Live!”, duke thënë: “Është faji i studios, jo imi. Unë kam këmbë të bukura!”/mxh
