Last Updated on 24/03/2026 by Anisa
Kreu u PD Sali Berisha në daljen e tij për mediat ka uruar edhe ish-Presidentit Ilir Meta në 57-vjetorin e tij. Berisha theksoi se edhe pse në burg po bën një betejë të jashtëzakonshme.
“U dërgoj një përshëndetje të përzemërt të burgosurve politike dhe i uroj nga zemra ditëlindjen ish-presidentit Meta që po bën betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut. Dënoj aktet e turpit të intimidimit që ata i bëjnë…Që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës. Dhe kur një nga eksponentët kryesorë socialistë, me kërkesën e Tedi Blushit, deputetit, merret me këtë problem, rezultonte se operacionin e kryente Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës. Shikoni ku shkon Edi Rama. Shiko çfarë shpirti, se s’po i vë epitete, se meriton çdo epitet ka ky njeri. Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit, që ta lejë pa ujë. Mund të shkojë gjer këtu njeriu? As sigurimi i shtetit nuk i bënte këto”, tha ndër të tjera Berisha./kb
