Last Updated on 01/07/2026 by Anisa
Besiana Kadare ka kujtuar të atin, shkrimtarin e madh Ismail Kadare, në dyvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka zgjedhur jo një mesazh përkujtimor, por një ftesë për të lexuar veprat e Kadaresë.
Më poshtë postimi i plotë i Besiana Kadare:
Sot bëhen dy vjet pa babin…
Në vend të fjalëve përkujtimore, do të doja t’ju bëja një ftesë për lexim.
Shtëpia Botuese Onufri sapo ka ribotuar tre tekste të shkurtra të Kadaresë, vepra që kanë mbetur disi në hijen e romaneve të tij më të njohura, por që përmbajnë të njëjtën fuqi mendimi dhe kthjelltësi vizioni.
Nëse do të zgjidhja vetëm një, do t’ju rekomandoja “Lamtumira e së keqes”. Është një tekst madhështor, i shkruar me një largpamësi që të trondit. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më aktual bëhet./ad
