Kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni ka bërë një reagim lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se Shqipëria është më afër Europës.
Ndregjoni shprehet se e vërtëta është krejt ndryshe, ndërsa ka listuar dhe arsyet që sipas tij ajo deklaratë e Ramës nuk qëndron.
Ai thekson se në Europës shkohet me “vlera dhe jo me propagandë dhe formalitete demokratike”.
Reagimi i plotë:
Shqipëria më afër Europës deklaron Kryeministri!
E vërteta:
—Shqipëria shteti i vetëm në Europë që si ka dënuar krimet e komunizmit! A po nuk e di Kryeministri?
—Shqipëria ka mbi 6000 të zhdukur të komunizmit që për tre dekada kërkojnë një varr, dhe nuk e kan!
—Shqipëria është i vetmi vend që nuk bën zgjedhje të lira. Dhe çdo katër vite bëjmë kod zgjedhor!
—Kryeministri gjatë 4 mandateve të tij meret vetëm me propagandën e zgjedhjeve dhe jo zgjidhjen e problemeve që kanë shqiptarët!
—Trumbeton për drejtësi të barabartë : A e kemi? Balluku, AKSHI, vërtetojnë se drejtësia është për kundërshtarët dhe jo për qytetarët!
Shoë i realizmit socialist ishte gjyqi i bashkëpunëtorit tuaj, Kryetarit të Bashkisë që tregon se si ecën drejtësia!
—Rotacioni politik nuk ekziston në Shqipëri vetëm formalisht nën komandën e Kryetarëve të dy partive!
—A kemi Republikë parlamentare, apo Republikë Kryeministrore, kjo e fundit po funksionon, se e para ka falimentuar që në 2013!
—Hetusit, Prokurorët, Gjyqtarët e diktaturës marrin pensione mbi 2000 euro. Antikomunistët e burgosur politikë nga diktatura marrin pension 100 euro. A jemi afër Europës!
— Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nderon xhelatët që kan bërë krime dhe përçmon qëndrestarët e diktaturës!
—A funksionojnë institucionet në Shqipëri? Jo! Janë nën komandën e PartisëShtet!
—Demokracia funksionon me institucione të pavarura nga pushteti politik por në mvartëdi të ligjit!
—A kemi media të lira?
—A kemi shoqëri civile, sindikata?
Afërsia më afër Europës është larg me këtë bilanc Zoti Kryeministër
Në Europë shkohet me vlera dhe jo me propagandë komuniste dhe me formalitete demokratike!
Shqiptarët i përkasin Europës, politika dhe pushteti i përkasin diktaturave!/mxh
