Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, konfirmoi për herë të parë se është i dashuruar. Këtë e bëri gjatë konferencës maratonë të fundvitit, teksa u ngacmua me pyetje nga gazetarët, por nuk zbuloi shumë detaje.
Një tjetër moment pikant, pavarësisht se e gjitha e kontrolluar nga Kremlini, ishte ai me propozimin që i bëri të dashurës së tij një gazetar rus.
Madje, ftoi edhe Putinin në dasmë. Gazetari mbante në duar një pankartë “A do të martohesh me mua?”.
“Je veshur sikur je gati për dasmë”, ishte komenti i Putinit.
“Unë besoj në Zotin, i cili nuk do të ndalet kurrë së menduari për Rusinë”, u shpreh Putin./kb
