Last Updated on 20/11/2026 by Klara
Lily Collins tërhoqi vëmendjen me zgjedhjen e saj në ceremoninë e pranimit në Sallën e Famës së Rock & Roll-it 2026, të mbajtur më 14 nëntor në Teatrin Peacock në Los Angeles. Aktorja kombinoi dy nga tendencat më të spikatura të sezonit, kuadratet dhe lëkurën nga koleksioni Chloé Fall 2026.
Veshja përfshinte një xhaketë me kuadrate që sillte në vëmendje stilin e viteve ’80. Ajo e kombinoi me një bluzë me detaje lulesh dhe pantallona të ngushta lëkure në ngjyrë bordo, duke krijuar një kontrast mes elementeve të ndryshme të veshjes.

Pamjen e plotësonin një rrip me tokëz argjendi, detaj karakteristik i shtëpisë franceze të modës, si dhe këpucë të zeza.
Ngjyrat e kuqe të xhaketës dhe nuanca bordo e pantallonave krijonin një harmoni vizuale, ndërsa kombinimi i kuadrateve, qëndisjeve dhe lëkurës e çonin veshjen në një tjetër nivel.
Ndaj, nëse doni të krijoni kombinime mes ngjyrave që bien në sy, por s’dini nga t’ia nisni, rikrijoni këtë veshje./k.m
