Parlamenti i Islandës miratoi një referendum më 29 gusht mbi hapjen e bisedimeve të pranimit me BE-në, duke i dhënë dritën jeshile planit të qeverisë që mund ta bënte vendin anëtarin e 28-të të bllokut deri në fund të dekadës.
Pas katër vitesh negociatash me Brukselin, Reykjaviku braktisi përpjekjet në vitin 2013 kur një qeveri euroskeptike mori pushtetin. Rritja e kostove të jetesës dhe lufta në Ukrainë kanë ringjallur interesin për t’u bashkuar me BE-në, tregojnë sondazhet e fundit.
Nëse islandezët votojnë për të vazhduar bisedimet, kushtet përfundimtare të anëtarësimit do të duhet të miratohen gjithashtu në një referendum të dytë.
Por nëse ata votojnë kundër propozimit të qeverisë më 29 gusht, përpjekja për të rinisur negociatat do të ndalet/kb
