Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy publikoi një video ku shfaqej takimi i tij me zyrtarë të lartë ukrainas, të cilët kishin zhvilluar bisedime me përfaqësues amerikanë mbi propozimet e paqes.
Zelenskiy tha se negociatorët amerikanë dhe ukrainas kanë përmirësuar një kornizë marrëveshjeje paqeje, e përgatitur fillimisht në Gjenevë, gjatë bisedimeve të fundit të mbajtura në Florida. Ai shtoi se Ukraina dëshiron që aleatët e saj evropianë të përfshihen më shumë në proces.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin pritet të takohet të martën në Kremlin me të dërguarin special amerikan Steve Witkoff dhe dhëndrin e Presidentit Donald Trump, Jared Kushner – të dy pjesëmarrës në bisedimet në Florida me delegacionin ukrainas.
Zelenskiy tha se u ka kërkuar negociatorëve të Ukrainës “të vazhdojnë punën sa më konstruktive të jetë e mundur”./mxh
