Last Updated on 08/09/2026 by Monika
Prej rreth gjysmë ore, aksi rrugor Levan-Fier vijon të jetë i bllokuar për qarkullimin e automjeteve.
Shkak është bërë një pishë e dëmtuar nga zjarri, e cila është rrëzuar në rrugë duke bllokuar kalimin e automjeteve.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimi zjarrfikës për prerjen e trungut dhe hapjen e rrugës, si dhe Policia Rrugore./mxh
