Last Updated on 21/10/2026 by Klara
Pedagogë dhe studentë të Universitetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në një marshim paqësor, në mbështetje të kërkesave të studentëve.
Fillimisht, pjesëmarrësit janë mbledhur në ambientet e universitetit, prej nga kanë nisur marshimin në rrugët e qytetit.
Me këtë veprim, pedagogët dhe studentët shprehin solidaritetin me protestën studentore dhe mbështetjen për kërkesat e ngritura prej të rinjve./k.m
