Rrjetet kryesore televizive në Shtetet e Bashkuara pezulluan mbulimin e përbashkët të Presidentit Donald Trump, si kundërpërgjigje ndaj vendimit për të ndaluar CNN, Politico dhe MS NOW nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë.
Bllokimi u njoftua nga Trump të premten e kaluar, i cili akuzoi këto organizata se kanë shkruar “fiktivitet ose gënjeshtra” për administratën e tij, ndërsa gazetarëve të tyre iu mohua hyrja në ndërtesë të shtunën.
Tre mediat e prekura kanë bërë të ditur se do të padisin administratën e Trump në Gjykatën Federale në Uashington, për të mbrojtur parimin se qeveria nuk duhet të vendosë se çfarë raporton shtypi.
Si kundërpërgjigje ndaj bojkotit të mediave, Shtëpia e Bardhë lëshoi kanalin e saj të transmetimit, Trump TV, i cili operon një cikël 24-orësh me klipe të presidentit. Disa media të tjera, përfshirë New York Times dhe Washington Post, njoftuan gjithashtu se nuk do të ndajnë imazhe të ngjarjeve të Trump.
Kjo bëri që të mos kishte pamje televizive nga momenti kur Trump u pa duke u nisur drejt avionit Air Force One apo kur mbërriti në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Madje, një ceremoni përurimi e transmetuar nga Shtëpia e Bardhë doli pa zë për shkak të mungesës së ekipeve të autorizuara të mediave.
Presidenti Trump reagoi ndaj situatës duke deklaruar se nuk ishte i shqetësuar nga ky bojkot.
Pezullimi i mbulimit u konfirmua edhe nga shefi i zyrës së Fox News në Uashington, Bryan Boughton, i cili theksoi se ekipi i përbashkët televiziv nuk do të mbulojë më ngjarjet e përcaktuara si mbulim të Trump derisa situata të adresohet./k.m
