Last Updated on 15/07/2026 by EL
Sot në orën 21:00 do të mësohet finalisti tjetër i Kupës së Botës 2026, teksa Anglia do të përballet me Argjentinën në stadiumin e Atlantës për raundin gjysmëfinal të turneut. Të dyja kombëtaret kanë zhvilluar paraqitje shumë të mira, ndërsa objektiv kanë vetëm pjesëmarrjen në finale.
Ndeshja e fundit mes tyre daton më 11 nëntor 2005 (afro 21 vite më parë), një miqësore që u fitua 3-2 nga Anglia. Lionel Messi ishte grumbulluar në atë duel, por nuk mori minuta. Ndeshja e sotme do të jetë e para për Lionel Messin kundër Anglisë.
Formacionet zyrtare:
Anglia (4-2-3-1): Pickford; James, Stones, Guehi, Spence; Rice, Anderson; Rogers, Bellingham, Gordon; Kane.
Argjentina (4-4-2): Martinez; Molina, Romero, Lisandro Martinez, Tagliafico; Giuliano Simeone, Paredes, Mac Allister, Enzo Fernandez; Messi, Julian Alvarez.
