Last Updated on 14/09/2025 by adminfjala
Deputeti socialist, Erion Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar rastet e skemave piramidale online që operojnë në qarkun Fier, reagoi pas aksionit të policisë, ku u vunë në pranga gjashtë persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.
Të arrestuarit janë janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, Flavio Mukaj 23 vjeç, Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe.
Postimi i Erion Braçes:
I mbani mend piramidat online që shpërthyen në korrik e gusht – Txex, Xuex, Grokr etj?! Ja ku i keni!
Dëgjova pafund kur fola – nga ata të nivelit të lartë: “Ça piramidash thotë ky”, “Ça do ky vëmendje”, “Do të bëhet ministër po se bën kush”, “Po ky do të na prishë axhendën”, “E ka personale, po prish imazhin e Fierit”, “E përzunë prej andej ndaj flet kot”;
Nga disa vendas në Divjakë, “Ç’puna ka ky, ky s’është më deputet këtu”, “Pse flet ky, është pronari i Divjakës”, “Pse na prish punë ky, ne po marrim lekë”!
Nejse, unë kam zgjedhur të them të vërtetën, pa menduar hiç kujt i pëlqen e kujt jo; Fola sepse rreshti i piramidës në meskorrik e mesgusht u bë shumë i gjatë – përpiu dhe emigrantë brenda; Fola sepse e kam jetuar 1994, 1995, 1996, 1997 dhe e di fare mirë vijimin!
Tani, mësova për veprimet e Policisë së Fierit, Prokurorisë së Fierit, Drejtorisë së Krimit Kibernetik; dua t’i falënderoj për punën, ashtu siç AKCESK, AMF, AKEP e cilindo që besoi e u përfshi kundër piramidave online. m.p.
