Yvette Cooper, ministre e Jashtme e Britanisë, dënoi të enjten si “krejtësisht të paarsyeshme” dënimin me 10 vite burg për çiftin britanik në Iran për spiunazh, duke theksuar se qeveria do të vazhdojë përpjekjet për lirimin e tyre.
Craig dhe Lindsay Foreman u akuzuan për spiunazh pasi Irani pretendoi se ata kishin mbledhur informacion në disa zona të vendit. Çifti u arrestua më 3 janar 2025 gjatë një udhëtimi global me motoçikletë dhe që nga atëherë janë mbajtur në paraburgim për mbi 13 muaj.
“Ne do të ndjekim këtë çështje pa pushim me qeverinë iraniane deri sa Craig dhe Lindsay Foreman të kthehen të sigurt në Britani dhe të ribashkohen me familjen e tyre,” deklaroi Cooper.
Sipas një deklarate nga familja, çiftit iu është mohuar mundësia për të komunikuar rregullisht, kanë pasur qasje të kufizuar ose të vonuar te mbrojtja ligjore, periudha izolimi dhe vonesa në marrjen e fondeve për nevojat bazë. Ata raportuan gjithashtu vizita konsullore të ndërprera ose të anuluara.
Ambasada iraniane në Londër nuk ka dhënë menjëherë një koment mbi dënimin. Cooper siguroi se zyra e saj do të vazhdojë të ofrojë asistencë konsullore për çiftin gjatë qëndrimit të tyre në Iran./mxh
