Last Updated on 29/10/2025 by EL
KQZ i ka dhënë mandatin e deputetes Briseida Çakërrit në radhët e Partisë Socialiste në Vlorë.
Ajo zëvendëson Bruna Mersinin e cila la mandatin për garën për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Vlorës që do të mbahen më 9 nëntor.
Në mbledhjen e KQZ-së të zhvilluar mërkurën, Çakërri mori mandatin e deputetes si pasuesja në listën e kandidatëve të 11 majit me më shumë vota./E.T
