Bruno Mars dhe Karol G janë sërish në qendër të vëmendjes, pasi disa momente të përbashkëta mes dy artistëve kanë bërë që fansat të pyesin nëse raporti i tyre është vetëm profesional.
Dy këngëtarët kanë publikuar fotografi nga momentet e tyre së bashku për të festuar bashkëpunimin muzikor, por mënyra e afërt me të cilën shfaqen në imazhe ka mjaftuar për të ndezur komentet në rrjetet sociale.
Në qendër të vëmendjes është kënga “Still”, pjesë e albumit të ri të Karol G, “No Me Arrepiento de Sentir Tanto”. Projekti i përbashkët i ka afruar artistët edhe në skenë, pasi Bruno Mars surprizoi publikun gjatë një koncerti të këngëtares në Los Angeles.
Të dy performuan “Still” live, duke i dhënë edhe më shumë vëmendje bashkëpunimit të tyre. Pas kësaj, çdo postim i përbashkët ka nisur të interpretohet nga fansat si një mundësi për diçka më shumë se një marrëdhënie mes kolegësh.
Mes masave të parashikuara janë vlerësimet e përvitshme të rreziqeve sistemike. Ato duhet të shqyrtojnë përhapjen e materialeve të paligjshme, mbrojtjen e fëmijëve dhe ndikimin që shërbimet mund të kenë te mirëqenia fizike e mendore e përdoruesve.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga Bruno Mars apo Karol G se mes tyre ekziston një lidhje romantike. Të dy kanë folur dhe janë shfaqur publikisht në kuadër të projektit të tyre muzikor.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse këto janë thjesht momente mes dy bashkëpunëtorësh apo nëse pas tyre fshihet një histori tjetër. Ajo që është e sigurt është se Bruno Mars dhe Karol G kanë arritur të tërheqin vëmendjen jo vetëm me muzikën, por edhe me afrimitetin e tyre./mxh
