Një valë thashethemesh në lidhje me aktorin turk Çağatay Ulusoy dhe partneren e tij të përfolur, Aslıhan Malbora po qarkullon në showbizzin turk. Sipas disa raportimeve me të fundit që qarkullojnë thuhet se Malbora mund të jetë në javët e para të një shtatzënie megjithatë deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë aktorët.
Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pasi fansat kanë vënë re ndryshime në paraqitjen e aktores së re, gjë që është interpretuar nga disa si shenjë e një shtatzënie të mundshme. Këto pretendime janë përhapur shpejt në rrjetet sociale, duke u bërë temë diskutimi mes ndjekësve të çiftit.
Në të njëjtën kohë, në disa portale është përmendur edhe një tjetër thashethem se ndërhyrjet e Aslıhan në serialin Eşref Rüya mund të kenë ndikuar në vendimin për përfundimin e serialit shumë të ndjekur. Po ashtu, është aluduar për një ftohje të mundshme mes Demet Özdemir dhe Çağatay Ulusoy, por edhe këto mbeten në nivel spekulimi pa prova konkrete.
Deri më tani, as Ulusoy dhe as partnerja e tij nuk kanë bërë një deklaratë publike që të konfirmojë apo të mohojë këto lajme. Prandaj, gjithçka mbetet në nivel thashethemesh që qarkullojnë në media sociale dhe portale argëtimi./mxh
