Last Updated on 16/09/2026 by EL
Një defekt në tubacionin qendror të Ujësjellësit të Bogovës ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetet e Beratit, Kuçovës dhe fshatrave përreth që prej orës 13:00.
Sipas të dhënave nga shoqëria “Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë”, dëmtimi në linjën kryesore ka ndodhur në fshatin Kakruk. Ekipet teknike ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për mënjanimin e defektit me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë për të gjitha zonat e prekuara.
Lidhur me situatën e krijuar ka reaguar edhe Bashkia e Beratit përmes një njoftimi zyrtar në faqen e saj në Facebook, ku ka sqaruar shkaqet e ndërprerjes teknike dhe ka bërë me dije se po ndiqet ecuria e punimeve për normalizimin e furnizimit me ujë të pijshëm./et
