Last Updated on 16/02/2026 by Kesjana
Kreu i qeverisë Edi Rama ka kritikuar drejtësinë në lidhje me atë që ai e konsideroi si “goditje” ndaj administratës publike.
Ai u shpreh se fletët e arrestit plotësohen lehtësisht, duke shtuar se shpesh kjo shihet si mundësi nga prokurorët që të shtojnë CV-në e tyre.
Punonjësit e administratës nuk janë mish për top të askujt dhe shënjestra për të mbushur prokurorët CV-në. Është e pa pranueshme ajo që ndodh në prokuroritë e rretheve me fletët e arresteve që plotësohen si ftesa për dasëm”, tha ai./kb
