Last Updated on 05/03/2026 by Anisa
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë seancës plenare ka bërë me dije se anëtarët socialistë në Këshillin e Mandateve do ta prezantojnë me 12 mars raportin lidhur me çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ai theksoi se raporti duhet të përmbajë mendimet e të gjitha palëve.
“Sipas rregullores, Grupet parlamentare janë të detyruara brenda dy javësh të paraqesin raportin. Palët në Këshillin e Mandateve me opinionet e tyre duhet të paraqiten raportin brenda dy javësh. Raporti duhet të përmbajë mendimet e të gjitha palëve.
Kemi vendosur në këshill dy relatorë. 5 deputetët e opozitës e kanë paraqitur raportin ndërkohë deri më 9 mars bëhen dy javë, brenda së cilës përfaqësuesit e maxhorancës janë të detyruar të sjellin raportin. Në seancën e radhës, 12 mars, do të paraqitet raporti në atë seancë.
9 është afati për të paraqitur raportin, dhe sipas rregullores, në seancën e radhës është 12 mars. Afati 3 mujor është 16 por para asaj date kemi një seancë”, tha ai.
