Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, organizoi sot një tryezë të hapur për mbrojtjen e drejtësisë në luftën e saj ndaj korrupsionit.
Pjesë e tryezës ishin anëtarë të shoqërisë civile dhe jo vetëm politikanë opozitarë, nga Lutfi Dervishi, Agim Baçi, Ola Xama, Klodiana Lala, Rezarta Çaushaj, Aulon Kalaja, Ermal Mulosmani dhe të tjerë.
Shehaj theksoi se qytetarët sot nuk e kanë humbur pulsin opozitar, por kërkojnë besueshmëri nga aktorët politikë kundër qeverisë.
Shehaj deklaroi se edhe politikanë me pushtet politik sot janë në hetim nga drejtësia, prandaj kjo e fundit po merr sulme nga pushteti që kërkon të minojë punën e saj.
Sipas kreut të Mundësia, qëllimi i këtij takimi të diskutojmë, të shkëmbejmë mendime si të shoqëria, përtej partive politike, ti dalë në mbrojtje drejtësisë. Çështja është se Shehaj nuk kishte aty asnjë nga përfaqësuesit e partive të reja.
Mesazhi i tij dukej ai i përhershmi: unë në krye, të tjerët ndjekës. Ose më ndryshe: bashkim, por jo me ata që i shoh si rivalë për të marrë votat gri. m.p
