Revista gjermane Der Spiegel ka raportuar se presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar udhëheqësit europianë për një mundësi që Shtetet e Bashkuara të “tradhëtojnë Ukrainën” në lidhje me çështjet territoriale dhe garancitë e sigurisë.
Raporti bazohet nga një telefonatë e fundit mes liderëve europianë, pjesë e së cilës thuhet se ishte presidenti ukrainas, Zelensky, kancelari gjerman, Friedrich Merz e disa të tjerë.
Sipas Der Spiegel, Macron e ka cilësuar momentin aktual të negociatave si “shumë të rrezikshëm” për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz, thuhet se ka paralajmëruar se Zelensky duhet të jetë “shumë i kujdesshëm”, duke shtuar se “ata po luajnë me ju dhe me ne”, referencë që revista e lidh me misionin e biznesmenit amerikan Steve Witkoff në Moskë.
Edhe liderë të tjerë europianë kanë shprehur shqetësimet e tyre. Presidenti finlandez Alexander Stubb ka thënë se “nuk duhet ta lëmë Ukrainën dhe Volodymyr vetëm me këta njerëz”.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjithashtu ka mbështetur këtë qëndrim, duke u shprehur se është dakord që Zelensky ka nevojë për mbrojtje dhe mbështetje.
The Guardian njofton se nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë në mënyrë të pavarur, ndërsa disa nga pjesëmarrësit e thirrjes, sipas Der Spiegel, kanë konfirmuar zhvillimin e saj dhe dy prej tyre kanë pohuar se citimet janë riprodhuar saktë. Zëdhënësi i Zelensky nuk komentoi, po ashtu as zyra e Merz, ndërsa presidenca franceze e ka kontestuar përmbajtjen e citimeve të atribuuara Macron-it./mxh
Artikulli i Mëparshëm“Zhegrova yll i madh, një talent i jashtëzakonshëm”
Artikulli Tjetër Flet agjenti: “E kërkoi edhe Napoli, por ai zgjodhi Interin”
