Last Updated on 26/12/2025 by Kesjana
Shumica prej nesh kanë marrë të paktën një dhuratë Krishtlindjeje që nuk na ka pëlqyer, një pulovër që nuk na rri mirë, një zbukurim i shëmtuar apo një parfum që nuk na shkon. Jo çdo dhuratë sjell gëzim, ndaj në vend që t’i fshehim në dollap, si mund t’i heqim qafe pa ofenduar askënd?
1. Ripërdore dhuratën
BBC shkruan se çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar hidhen dhurata të padëshiruara me vlerë rreth 42 milion paund, disa përfundojnë në landfill. Dawn-Maria i rimbështolli farat duke shtuar një shënim personal: “M’u dhuruan mua, por e dija që ty do të të pëlqenin.”
Ekspertja e etiketës Antoinette Akanji thotë se dhuruesi i parë nuk duhet të rrezikojë të takojë marrësin e ri. Louise Minchin nga BBC këshillon të hiqen etiketat ose kartat e adresuara dikujt tjetër. Dhurata duhet kontrolluar mirë për të parë nëse është e hapur apo e dëmtuar. Një dhuratë e hapur ose e paplotë tregon qartë se nuk është e re.
Kate Bottley kujton se një herë harroi të hiqte një kartë brenda dhuratës që ripërdori. “Ata e hapën dhe unë thashë ‘Oh jo, më vjen keq’,” rrëfen ajo. Për të shmangur sikletet e tilla, Akanji këshillon: mos ripërdorni dhurata brenda të njëjtit rreth shoqëror!
3. Shiti
Kirsty Quinn, 36 vjeç nga Oxfordshire, fiton rreth 500 paund në muaj duke rishitur sende në platforma si eBay dhe Vinted. Ajo thotë se shitja e dhuratave të padëshiruara ndihmon dikë tjetër t’i blejë më lirë dhe i jep mundësi shitësit të përdorë paratë për diçka që i duhet vërtet.
Sipas Vinted, e diela e parë e vitit ka një rritje të madhe të listimeve të dhuratave të padëshiruara. Artikujt më të shitur pas Krishtlindjes janë veshjet, produkte kozmetike, bizhuterit dhe pajisje elektronike. Platforma këshillon përdorimin e një emri përdoruesi jo të identifikueshëm dhe foto neutrale.

4. Dhuro për bamirësi
Nëse ripërdorimi nuk duket i përshtatshëm e as shitja, dhurimi për bamirësi është një opsion i shkëlqyer. Pikat e bamirësisë presin me padurim pastrimin e shtëpive pas Krishtlindjes, kur dhuratat e padëshiruara bëhen thesare për të tjerët.
Allison Swaine-Hughes nga British Heart Foundation thotë: “Nëse keni zbukurime që nuk përshtaten, lojëra tavoline apo një pulovër që nuk ju pëlqen, pse të mos i dhuroni që të ndriçojnë shtëpinë apo garderobën e dikujt tjetër?”
5. Përfshini dhe faturën e dhuratës
Nëse jeni ju dhuruesi, mund ta lehtësoni marrësin duke përfshirë faturën e dhuratës. Kjo i jep mundësinë ta ndërrojë ose të marrë një kupon. Në disa raste ofrohet edhe rimbursim, sipas politikës së dyqanit. Pa faturë, gjërat bëhen të sikletshme, ndaj rekomandohet sinqeriteti: “Më vjen keq, por do të doja ta ndërroja këtë, a ke faturën?”/kb
