Këngëtarja britanike Charli XCX ka qenë ndër personazhet që tërhoqi vëmendjen në festën e dytë vjetore kushtuar Ditës Kombëtare të PrEP, e organizuar të shtunën në ambientet e The Abbey, në Los Angeles.
Artistja 34-vjeçare u shfaq me një kombinim të guximshëm, duke zgjedhur një reçipetë të zezë me dantellë, të cilën e kishte kombinuar me një bluzë transparente dhe pantallona të shkurtra. Pamjen e saj e plotësoi me taka të zeza, syze dielli dhe një varëse me rruaza.
Mbrëmja mblodhi gjithashtu disa emra të njohur të industrisë së argëtimit, përfshirë Demi Lovato, Christina Aguilera, Bella Poarch dhe Emily Ratajkowski.
Eventi u organizua nga MISTR, një platformë e telemjekësisë që u shërben komuniteteve LGBTQ+, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin mbi PrEP-in. Kjo metodë parandaluese ndihmon në uljen e rrezikut të infektimit me HIV dhe luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e qasjes në kujdesin shëndetësor, si dhe në luftimin e paragjykimeve që lidhen me virusin.
Ndërkohë, Charli XCX ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes edhe për një video të publikuar nga Madonna në TikTok. Në pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale, dy këngëtaret shfaqen duke kërcyer në një shtrat hoteli së bashku me aktoren Julia Garner.
Videoja, e shoqëruar me këngën e tyre “Danceteria Afterhours”, ngjalli interes te fansat dhe nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale./mxh
