Dalja e fundit publike e regjisores dhe aktores Olivia Wilde në një event promovues për filmin e saj të ri “The Invite” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa përdorues kanë shprehur shqetësim për pamjen e saj fizike, duke e cilësuar atë si shumë të dobët.
Filmi, i cili sjell në kast aktorë të njohur si Seth Rogen, Edward Norton dhe Penélope Cruz, pritet të dalë në kinema në Shtetet e Bashkuara më 26 qershor.
Në disa fotografi nga tapeti i kuq, Wilde është dukur më e dobët se në daljet e mëparshme publike, gjë që ka nxitur diskutime online. Disa përdorues kanë spekuluar për përdorimin e barnave për humbje peshe si Ozempic, megjithatë këto mbeten vetëm komente në rrjete sociale dhe nuk janë konfirmuar nga vetë artistja apo përfaqësuesit e saj.
Po ashtu, disa persona që pretendojnë të jenë profesionistë shëndetësorë janë përfshirë në debat duke folur për efektet e humbjes së shpejtë të peshës në pamjen e fytyrës, por këto deklarata nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Në mungesë të një deklarate zyrtare, situata mbetet në nivel spekulimi, ndërsa filmi The Invite po merr vlerësime pozitive nga kritika dhe shihet si një rikthim i fortë për Wilde si regjisore./mxh
