Chris Brown ka pranuar fajësinë për sulmin ndaj një producenti muzikor në një klub nate në Londër, ngjarje e ndodhur tre vjet më parë.
Sipas TMZ, reperi u paraqit të premten, më 24 korrik, në Gjykatën Southwark Crown Court në Londër. Edhe pse fillimisht ishte deklaruar i pafajshëm, ai pranoi akuzën për ushtrim dhune, e lidhur me sulmin me një shishe ndaj Abraham Diaw në klubin e natës Tape, në shkurt të vitit 2023. Për këtë ngjarje ai ishte arrestuar, por më pas u lirua me një garanci prej 5 milionë paundësh.
Brown dhe bashkëpunëtori i tij, Omololu Akinlolu, i cili ishte i pranishëm gjatë incidentit dhe akuzohet gjithashtu për sulmin, pranuan se “ushtruan ose kërcënuan me dhunë të paligjshme ndaj një personi tjetër dhe se sjellja e tyre, në tërësi, ishte e tillë që do t’i shkaktonte një personi të arsyeshëm frikë për sigurinë e tij personale”.
Prokurorët ranë dakord të tërhiqnin akuzën më të rëndë për tentativë të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore, si edhe një akuzë më të lehtë për shkaktim të lëndimeve trupore. Shpallja e dënimit pritet të bëhet më 26 tetor./mxh
