Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në një familje shqiptare në Brest të Francës. Autoritetet franceze u njoftuan për ngjarjen, pasi një banor i lagjes ku jetonte familja shqiptare, telefonoi policinë për të raportuar dy të shtëna me armë zjarri.
Sapo mbërritën në vendin ku ndodhën të shtënat, policia gjeti të pajetë një burrë dhe grua, përkatësisht 30 dhe 36 vjeç dhe në pushkë gjuetie.
Hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë nisur ndërsa dyshimet janë se burri ka varë fillimisht gruan dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. / K.M
