Last Updated on 20/11/2026 by Anisa
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar mundësinë e një kandidature të përbashkët të opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, përballë gazetarit Blendi Fevziu, Shehaj theksoi se zgjidhja e vetme për të fituar bashkinë e Tiranës, është përkrahja e një kandidati të dalë nga radhët e protestës.
I pyetur nëse ai vetë ka një ambicie për bashkinë e Tiranës, kreu i Partisë Mundësia deklaroi se edhe mund të kishte kandiduar por nuk e ka bërë për të mos krijuar përçarje në radhët e opozitës.
“Ne na duhet një kandidat që bashkon që sheh nga e ardhmja, që ka mbështetjen e qytetarëve dhe i vetmi kandidat që mund të mundë Ramën është një kandidat që del nga protesta. Nëse do filloni do themi tani për eksperiencë, përvojë, mos t’i futemi atij argumenti… Ne si Parti Mundësia nuk është se nuk kemi kandidat dhe hajt se po i themi protestës ta nxjerri një. Kanë dalë shumë emra. Shumë mirë nga Partia Mundësia meqë më akuzojnë se po përçaj opozitën mund të kisha kandiduar dhe unë… unë s’kam pasur kurrë plan të kandidoj sepse nuk kam dashur të përçaj opozitën sepse dua të kemi sa më shumë shanse që të bashkojmë votat e të gjithë opozitës. Mund të kisha kandiduar…”, tha Shehaj./ad
