Ka nisur me shumë risi edicioni i pestë i “Big Brother VIP”. Një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat sapo kanë filluar!
Ka kaluar pothuajse 1 javë nga nisja e edicionit dhe le të themi se BBV e merr gjithmonë vëmendjen e shqiptarëve. I ftuar në Live From Tirana ishte eksperti i IT, Ardit Gavani. Ai ka zbuluar se termat më të kërkuar në Google janë: BBVIP Albania 5, Big Brother VIP Live, ku dhe zbuloi renditjen e qyteteve në vend për sa i përket shikueshmërisë së këtij edicioni.
Zonat me më shumë shikueshmëri janë Elbasan, Dibër, Lezhë, Tiranë, Korçë. U çudita në fakt që Tirana nuk ishte në vend të parë por ishte Elbasani. Pastaj vazhdonin me Shkodër, Durrës, Fier, Vlora. Vlora është në vend të nëntë, ndërsa Tirana është në vend të katërt./mxh
