ërmes një analize të rezultateve të indeksit mesatar të inteligjencës dhe prodhimit shkencor, Indeksi i Inteligjencës nxori në pah vendet me njerëzit më inteligjentë në Botë, Evropë apo në fushën akademike.
Sipas një studimi nga Trading Platforms, treguesit më të fundit të disponueshëm të OECD-së (Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) për performancën në shkencë, matematikë dhe lexim (PISA), të kombinuara me normat e publikimeve shkencore dhe koeficientin mesatar të inteligjencës (IQ), lejojnë klasifikimin e vendeve më të zgjuara në botë.
Shqipëria nuk figuron në 10-shen më të mirë në Botë, që kryesohet nga Tajvani dhe Hong Kongu dhe në fakt kryesohet nga vende aziatike në 6 të parat dhe me një rënie prej 0,52 pikësh në krahasim me rezultatet e fundit nga viti i kaluar.
Lista e 10 vendeve më të zgjuara në botë:
-Tajvani: 107.10
-Hong Kong: 107.06
-Koreja e Jugut: 106.43
-Japonia: 106.40
-Singapori: 105.14
-Mongolia: 102.86
-Australia: 102.57
-Spanjë: 102.30
-Zelanda e Re: 102.08
-Sllovenia: 101.96
Kurse në vendet më të zgjuara në Evropë, Spanja është në krye, me një IQ mesatare prej 102.3, duke lënë pas vende si Franca (101.4), Gjermania (100.9) dhe Italia (100.8). Shqipëria renditet shumë poshtë, me pak më shumë se 82 pikë dhe në vendin e 104-t.
