Festat e fundvitit, shumë familje, i gjejnë jashtë vendit. Një zgjedhje që disa e bëjnë prej vitesh. Sigurisht që dhe ofertat nisin shumë me herët, 2 deri në 3 muaj më parë. Kërkesa e lartë ka bërë që dhe cmimi të rritet.
Shqiptarët janë bërë klientë të zgjuar dhe kapin oferta të mira, sepse në fundvit ofertat nuk janë ato që publikohen gjatë gjithë vitit. Çmimet rriten pasi kërkesat janë të larta. Automatikisht rriten çmimet e akomodimit, fluturimeve dhe gjithçka vjen me radhë.
Interesi për destinacione të reja tregon se shqiptarët po kërkojnë gjithnjë e më shumë përvoja ndryshe dhe janë të gatshëm të paguajnë më shumë për ta kaluar ndërrimin e viteve në vende atraktive, edhe nëse kjo do të thotë shpenzime të larta për vetëm një natë festive.
Një familje që dëshiron të kalojë festat e fundvitit, duke përfshirë edhe natën e Vitit të Ri, me katër persona, në këtë moment mund të shkojë deri në 4,000–5,000 euro, duke përfshirë fluturimin, akomodimin, transfertat dhe qëndrimin sipas prenotimit.Londra mbetet on top nga destinacionet më të kërkuara dhe padyshim më të bukura për atmosferën festive, marketet dhe zbukurimet.
Krahas qyteteve të njohura europiane, në fokus janë futur destinacione si Malta, Qiproja Greke dhe Tenerife, të cilat ofrojnë eksperienca ndryshe për Vitin e Ri, me klimë më të butë dhe oferta të veçanta festive. m.p.
