Çmimet e banesave në Kosovë vazhdojnë të rriten, por rritja më e madhe po ndodh jashtë Prishtinës. Në tremujorin e dytë, çmimet në rajonet e tjera u rritën 12.8%, ndërsa në Prishtinë 4.1%. Në nivel vendi, rritja ishte 7.3%.
Prizreni po i afrohet Prishtinës me çmime, ku banesat në qendër shkojnë deri në 1.700 €/m², ndërsa në Lipjan çmimet e shpallura deri në 1.100 €/m², por në praktikë pronat shpesh shiten më lirë për shkak të negocimit.
Ekspertët thonë se çmimi në shpallje nuk është domosdoshmërisht çmimi real i shitjes. Në të njëjtën kohë, shitjet janë ngadalësuar, ndërsa fuqia blerëse mbetet e ulët krahasuar me çmimet e pronave.
Një tjetër problem është se në Kosovë janë 182.849 banesa të pabanuara, ndërsa patundshmëritë vazhdojnë të jenë destinacioni kryesor i investimeve të huaja. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të 2026-s, rreth 317 milionë euro investime të huaja shkuan në patundshmëri./mxh
