Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar sot se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mos godasin objektivat energjetike të njëra-tjetrës.
Në një postim në “Truth Social”, Trump u shpreh se rritja e çmimit botëror të naftës është shkaktuar kryesisht nga lufta Rusi-Ukrainë, jo nga Irani
“Ukraina ka rënë dakord të mos godasë objektivat energjetike ruse. Rusia ka rënë dakord të bëjë të njëjtën gjë! Rritja e çmimit botëror të naftës është shkaktuar kryesisht nga lufta Rusi-Ukrainë, jo nga Irani”, thuhet në postimin e Trump./mxh
