Last Updated on 07/07/2025 by adminfjala
Akorimi i një çmimi akademik për një supremacist të bardhë, i cili shkroi një ese në shkollën e drejtësisë duke promovuar pikëpamje raciste, shkaktoi muaj të tërë trazirash në kampusin e Universitetit të Floridës.
Drejtuar Redaksisë: Lidhur me artikullin “Studenti i Juridikut Argumenton se ‘Ne Populli’ Nënkuptonte Vetëm të Bardhët. Ai Fitoi një Çmim” (faqja e parë, 22 qershor):
Jam avokat prej 50 vjetësh dhe mbeta i habitur kur lexova se gjyqtari John L. Badalamenti nga shkolla më prestigjioze e drejtësisë në Florida i dha një studenti, Preston Damsky, një çmim për esenë e tij ku pretendon se të drejtat e njohura nga Kushtetuta zbatohen vetëm për njerëzit e bardhë, bazuar në “qëllimin origjinal”.
Nga përvoja ime në shkollën e drejtësisë, e di se esetë vlerësohen mbi bazën e meritës, të cilësisë së shkrimit dhe kërkimit, dhe jo mbi orientimin politik të autorit – ashtu siç edhe duhet të jetë. Megjithatë, nuk mund ta kuptoj se si gjyqtari Badalamenti mund t’i ketë dhënë një notë kaluese këtij punimi, e jo më ta shpallte esenë më të mirë.
Unë, personalisht, do t’i kisha dhënë Damskyt një notë F për një mungesë të dukshme në argumentin e tij. Kjo, sigurisht, është Amendamenti i Katërmbëdhjetë, i cili synonte në mënyrë të qartë t’u jepte të gjitha të drejtat, privilegjet dhe imunitetet kushtetuese njerëzve me ngjyrë, përveçse “të gjithë personave” të lindur ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara, pa dallim race apo gjinie.
Po, kur u krijua Kushtetuta në vitin 1787 dhe kur u ratifikuan 10 Amendamentet e Para më 1791, hartuesit ishin të gjithë burra të bardhë – ashtu si edhe elektorati i kohës – por kjo nuk ishte e gdhendur në gur dhe sot është krejtësisht e pavlefshme. Kushtetuta e vitit 1787, në Nenin V, parashikon qartazi ndryshimin e saj nga “ne populli” – gjë që ndodhi në vitin 1868 me ratifikimin e Amendamentit të Katërmbëdhjetë, duke përjashtuar përfundimisht çdo ide se Kushtetuta mbron vetëm qytetarët e bardhë.
Avokatët e të ashtuquajturës “neutralitet institucional” argumentojnë se një punim studentor, sado ofendues të jetë në përmbajtje, duhet të vlerësohet mbi bazën e cilësive akademike dhe jo të bindjeve politike. Si ish-profesor universiteti, unë pajtohem. Por gjykimi mbi kriteret akademike nuk e përjashton një anëtar të stafit pedagogjik nga të komentuarit për moralitetin e përmbajtjes.
Një mik imi në studimet universitare mbeti i hutuar nga një koment që profesori kishte shkruar mbi eseja e tij, pranë notës. Miku im kishte marrë notën A, por komenti lexonte: “Ky punim është i lig.” Eseja jepte një vlerësim përgjithësisht pozitiv për Niccolò Machiavelli-n, teoricienin politik florentin të shekullit XVI, i cili këshillonte princat dhe burrat e shtetit të ishin të pamëshirshëm në ndjekjen e pushtetit.
Burimi: The New York Tomes/ Përgatiti: L.Veizi