E ardhmja e pankinës së Napolit mbetet e paqartë, me disa emra të përfolur si pasues të Antonio Conte.
Thiago Motta, Daniele De Rossi dhe Enzo Maresca janë në listë, por nuk kanë bindur plotësisht tifozët.
Alternativa si Pep Guardiola, Diego Simeone dhe Jurgen Klopp konsiderohen të vështira për t’u realizuar për shkak të kostove.
Në këtë situatë, Maurizio Sarri po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje. 67-vjeçari shihet si një zgjedhje e arsyeshme dhe që njeh mirë ambientin napolitan.
Paga e tij prej rreth 3 milionë eurosh në sezon është më e ulët krahasuar me atë të Conte. Sondazhet në rrjetet sociale e vendosin Sarri në krye të preferencave të tifozëve.
Vendimi përfundimtar pritet të merret nga presidenti Aurelio De Laurentiis./mxh
