Last Updated on 20/11/2025 by Monika
Një hetim i publikuar në Mbretërinë e Bashkuar analizon çështjen e pandemisë, ku theksohen problematika që qeveria britanike ka hasur gjatë viti 2020.
Sipas raportit, qeveria është vonuar për të marrë masa dhe kanë qenë të pakta.
Kryetarja e Komisionit hetimor, Baronesha Hallett thotë se pika kryesore e raportit është të vlerësojë nëse numri i viktimave dhe ndikimi social i pandemisë mund të ishin ulur.
Ajo thekson se mbylljet pa dyshim shpëtuan jetë, por në të njëjtën kohë sollën pasoja të rënda për ekonominë, shëndetin mendor të njerëzve dhe ndërprenë një “fëmijëri të zakonshme” për shumë të rinj.
Raporti i hetimit thotë se vendosja e izolimit një javë më parë mund të kishte shpëtuar 23,000 jetë në valën e parë në Angli.
Raporti shton se dështimi për të mësuar nga gabimet gjatë valëve të mëvonshme të pandemisë ishte “i pafalshëm”./MXH
