Dhjetëra persona u mblodhën në mausoleumin “Valley of Cuelgamuros” pranë Madridit për të përkujtuar 50-vjetorin e vdekjes së diktatorit Francisco Franco. Në bazilikën e mausoleumit u zhvillua një meshë në nder të tij. Ky vend, i njohur më parë si “Valley of the Fallen”, mbart varret e më shumë se 30,000 personave nga të dyja palët e Luftës Civile Spanjolle dhe dikur përmbante edhe eshtrat e Frankos.
Mausoleumi shtetëror, i gdhendur në mal dhe i mbuluar nga një kryq 150-metrash, u ndërtua nën drejtimin e Frankos, me punëtorë të dënuar nga ana republikane. Familjarët e viktimave të Luftës Civile prej vitesh kërkojnë që të afërmit e tyre të varrosen me emrat e tyre pranë familjeve. Megjithë kalimin e Spanjës në demokraci pas vdekjes së Frankos në 1975, trashëgimia e diktaturës së tij 40-vjeçare mbetet një çështje që ndan shoqërinë spanjolle edhe pas pesëdhjetë vjetësh./MXH
