Last Updated on 06/07/2026 by EL
Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri ka postuar së fundmi në profilin e saj në TikTok një video e cila ka ngjallur debat në rrjet.
Një makinë luksoze shfaqet duke ecur në brendësi të Kalasë së Gjirokastrës, e cila është një monument kulture në mbrojtje nga UNESCO dhe kalimi i mjeteve në këtë zonë është rreptësisht e ndaluar.
Makinat apo mjete të tjera ndalohen për të lëvizur në Kalanë e Gjirokastrës, në mënyrë që të mbrohet struktura e saj.
Megjithatë, ka dhe rastet kur merret leje për të xhiruar filma apo videoklipe në këtë monument. Dyshohet që rasti të jetë i njëjtë dhe për këngëtaren Dafina Zeqiri./ET
