Last Updated on 06/07/2026 by EL
Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në në Koxhas, Fushë të Shijakut.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri është favorizuar nga era dhe temperatuarat e larta. Reja e dendur e tymit është përhapur në një zonë të gjerë dhe mbi autostradën Durrës-Tiranë.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Shijakut, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Deri më tani nuk ka raportime për të plagosur apo dëme materiale, më shumë detaje priten në vijim./ET
