Banka Qendrore e Danimarkës ka hedhur në qarkullim monedhat e reja që mbajnë stemën e Mbretit Frederik X, i cili u ngjit në fron në janar 2024 pas abdikimit të papritur të nënës së tij, Mbretëreshës Margrethe II.
Monedhat e reja prej 1, 2, 5, 10 dhe 20 kronesh u prezantuan më 2 dhjetor dhe disa prej tyre mbajnë portretin e mbretit, ndërsa të tjerat paraqesin motive të ndryshme të lidhura me monarkinë.
“Dizajni është shumë i ndryshëm nga seria e mëparshme, por megjithatë ruan traditat e monedhave daneze, me një referencë të qartë ndaj monarkut në fron,” u shpreh Niels Kaas, Kryearkëtari i Bankës Qendrore.
Edhe pse dizajnet e reja kanë nisur të qarkullojnë, Kaas tha se do të duhen edhe disa vite derisa monedhat me stemën e Mbreti Frederik X të bëhen dominuese në përdorim në Danimarkë./mxh
