Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët amerikanë, duke u bërë thirrje që të largohen menjëherë nga më shumë se 12 vende në Lindjen e Mesme, në mes të përshkallëzimit të tensioneve pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit.
Vendet nga ku kërkohet largimi urgjent:
Bahrein
Egjipt
Iran
Irak
Izrael
Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës
Jordani
Kuvajt
Lebanon
Oman
Katar
Arabia Saudite
Siria
Emiratet e Bashkuara Arabe
Jemen
Në përditësimin e ri të sigurisë thuhet qartë:
Largohuni tani përmes mjeteve komerciale (mënyra udhëtimi që ofrohen nga kompani private ose linja të rregullta transporti) për shkak të rreziqeve serioze të sigurisë./kb
