Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestat e opozitës dhe aludimet për një ngujim. Shehi tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, se opozita fillimisht duhet të punojë për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.
Sipas tij kjo duhet bërë sa më shpejt që në zgjedhjet e ardhshme lokale të shkohet me një shpërndarje shpërndarje të re administrative edhe me një ligj të ri zgjedhor.
“Nuk ma merr mendja se do të ngujohet njeri. Thjesht do të jetë mitingu i radhës. Kjo opozitë ka për detyrë të bëjë disa reforma. Të bëjë zhurmë për këto reforma. Këto janë më të rëndësishme. Pjesa që duhet të bënte opozita dhe që se ka bërë, ndryshimin në ligjin zgjedhor. Ra dakord për një ligj të pisët që e dënoi me vdekje opozitën. E para duhet të rrëzojë këtë ligj, e dyta të rrëzojë marrëveshjen e 2008, që e ka bërë kryeministrin njeriun e plotfuqishëm. E treta a di gjë kjo opozitë se çfarë do të bëhet për pushtetin lokal?
Deri kur të bëhen zgjedhjet partiake, dhe më pas do të fillojë stili i vjetër i politikës, që opozita merret vesh me Edi Ramën. Ishalla kanë fuqi ngrenë një mal me çadra. Por fillimisht bëni këto që keni në dorë vetë. Propozoni ndryshimin e reformës. Keni mandat brenda komisionit zgjedhor dhe keni të drejtën e vetos. Këto i dhanë Edi Ramës diasporën dhe Rama iu dha listën e mbyllur. Kjo ishte marrëveshja që u mbyll brenda ditës. Tani them most ë bëhet prap ky teatër i pisët. Tani duhet të bëjnë një reformë të qartë, se cili është objektivi. Domethënën të bëhet një reformë që qytetarëve tu rikthehet te sistemi zgjedhor. Opozita duhet tu bëjë të qartë qytretarëve se çfarë mendojnë për reformën administrative. Kjo duhet bërë që në zgjedhjet lokale të hyhet me një shpërndarje të re administrative edhe me një ligj të ri zgjedhor”, tha Shehi./mxh
