Një tjetër përplasje e tensionuar është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, këtë herë mes banorëve Stenaldo dhe Rogert. Debati mes tyre u përshkallëzua shpejt, duke krijuar një atmosferë të rënduar në shtëpi.
Situata nisi kur Stenaldo iu drejtua Rogertit me një fjalë fyese, duke e quajtur “bastard”. Kjo deklaratë provokoi reagimin e menjëhershëm të Rogertit, i cili e kundërshtoi ashpër dhe i kërkoi të mos përdorte më një term të tillë ndaj tij.
Gjatë përplasjes, Rogerti theksoi se e konsideronte shumë të rëndë këtë fjalë dhe reagoi duke i thënë se ai e di shumë mirë kush është babai i tij, duke lënë të kuptohet se termi i përdorur kishte një kuptim ofendues.
Debati mes tyre vazhdoi me tone të larta edhe për disa momente. Në një moment, Stenaldo i kërkoi Rogertit të mbyllte gojën, ndërsa ky i fundit i bëri thirrje të kishte kujdes me mënyrën se si i drejtohej.
Përplasja mes dy banorëve tërhoqi vëmendjen e të tjerëve në shtëpi dhe shtoi edhe më shumë tensionin në ambient. Mbetet për t’u parë nëse ky konflikt do të ketë ndikim në marrëdhënien e tyre dhe në dinamikat e lojës në ditët në vazhdim./mxh
