Last Updated on 12/12/2025 by Monika
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme emërimin e Genti Shalës, si gjyqtar të Gjykatës së Lartë. Dekreti hyn në fuqi menjëherë.
DEKRETI:
Në mbështetje të nenit 93, nenit 136, pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 48, pika 13 e ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, bazuar në vendimin nr. 818, datë 4.12.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatit z. Genti Shala” për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës penale, shpallur me vendimin nr. 178, datë 11.5.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor,
DEKRETOJ:
Neni 1
Zoti Genti Shala emërohet Gjyqtar i Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqtarëve.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë./mxh
