Instagram ka nisur një spastrim masiv të profileve false dhe llogarive joaktive, duke sjellë ulje të ndjeshme të numrit të ndjekësve për shumë personazhe të njohur në botë.
Përditësimi i ri i Meta-s ka prekur emra të mëdhenj të showbiz-it dhe sportit. Cristiano Ronaldo rezulton me miliona ndjekës më pak, ndërsa edhe Kylie Jenner dhe Kim Kardashian kanë pësuar rënie të konsiderueshme në statistikat e tyre.
Efektet e këtij pastrimi janë ndjerë edhe në industrinë turke të televizionit, ku disa prej aktorëve më të komentuar kanë parë ndryshime të dukshme në profilet e tyre.
Çağatay Ulusoy ka humbur rreth 100 mijë ndjekës, ndërsa Demet Özdemir rezulton ndër figurat më të prekura, me afro 400 mijë ndjekës më pak në Instagram.
Rënia e numrave lidhet me fshirjen automatike të llogarive të dyshimta, profileve të rreme dhe përdoruesve joaktivë, në një përpjekje të platformës për të reflektuar më qartë audiencën reale dhe angazhimin organik.
Ky ndryshim po shihet si një sinjal i ri për industrinë e marketingut dixhital, ku rëndësi gjithnjë e më të madhe po marrin ndjekësit autentikë dhe ndërveprimi i vërtetë në rrjetet sociale./mxh
