Last Updated on 22/04/2026 by EL
Dëmtimi i Serge Gnabry ka rezultuar serioz. Sulmuesi i Bayern ka humbur ndeshjet e mbetura të kampionatit, ndërsa jo vetëm kaq, por nuk do të mundet të kontribuojë as në Botëror për Gjermaninë. Në një postim në rrjetet sociale, Gnabry ka premtuar se do rikthehet më i fortë se kurrë.
“Ditët e fundit kanë qenë të vështira për t’u përballuar. Një sezon me Bayernin që ende ka shumë për të luajtur pasi siguroi një tjetër titull në Bundesligë në fundjavë. Sa i përket ëndrrës së Kupës së Botës me kombëtaren… kjo për fat të keq ka mbaruar për mua. Ashtu si pjesa tjetër e vendit, do t’i mbështes djemtë nga shtëpia.
Tani është koha të përqendrohemi në rikuperim dhe kthimin në fushë për parasezonin.Faleminderit për të gjitha mesazhet.”/et
