Last Updated on 28/10/2025 by EL
Një grup deputetësh dhe zyrtarësh italianë kanë mbërritur në Shqipëri për të vizutuar kampin e emigrantëve ilegalë në Gjadër.
“Sapo mbërrita në Tiranë për një vizitë të papritur inspektimi në Qendrat e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri, një vit pas inaugurimit të tyre. A funksionojnë ato? Sipas mendimit tim, jo.”
Kështu shkroi në rrjetet sociale nga sekretari i Più Europa, Riccardo Magi, i cili, së bashku me një delegacion parlamentar, përfshirë Matteo Orfini dhe Rachele Scarpa të PD-së dhe përfaqësues të shoqatave të azilit, sapo ka mbërritur në qendrën e migrantëve në Gjadër.
Në Shëngjin dhe Gjadër ndodhen dy qendrat italiane ku procesohen me shpejtësi kërkesat për azil të refuzuara, me qëllim dëbimin e emigrantëve ilegalë në vendin e origjinës. Por skema qindra miliona euro ka marrë kritika të forta nga kundërshtarët politikë, të cilët shprehen se nuk është funksionale./e.t
