Last Updated on 27/11/2026 by Anisa
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas raportimeve, Kapri është thirrur nga SPAK në lidhje me kallëzimin që ka depozituar ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.
Kallëzimi është bërë pas pretendimeve të protestuesve për ushtrim dhune nga efektivët e policisë gjatë tubimeve kundër qeverisë, të cilat vijojnë prej disa muajsh.
Në qendër të kallëzimit janë pretendimet për dhunë ndaj protestuesve dhe kërkesa për të hetuar përgjegjësinë e drejtuesve të Policisë së Shtetit për veprimet e punonjësve të policisë gjatë protestave./ad
