Demokrati i famshëm korçar, Ilir Vrenozi mori vendimin për të lënë shtëpinë e Big Brother Vip Albania tre ditë më parë.
Edhe para se të linte shtëpinë edhe pasi doli, Vrenozi u shpreh se nuk mund ta përballonte qëndrimin brenda për shkak të gjendjes shëndetësore.
Në spektaklin e mbrëmjes së sotme, ai recitoi dhe një poezi që e kishte krijuar vetë dhe që lidhej me BBVA5. Vrenozi e cilësoi eksperiencën në Big Brother si një nga më të bukurat në jetë.
Poezia e plotë:
Dola nga Big Brother, dola.
dhe pse si thashë të gjitha ç’kisha.
Thellë me vëmendjen time fola,
o miq shëndeti mbi të gjjitha.
Por ishte një eksperiencë e bukur,
ndoshta më e bukura në jetë.
Kur më thanë për tu futur aty, e pranova direkt.
Besoj tregova veten time ashtu sikurse jam në jetë,
njeri i thjeshtë pa pretendime, bir i nënës bir, Ilirin e vërtetë.
Big Brother si një familje e madhe dhe pse luftohet ashpër për një qëllim,
por pas tij në jetën reale do ngelen shokë, miq dhe kjo nuk ka çmim. /Kb
